E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përleshje me armë mes të rinjve 2 të plagosur

TIRANË- Përleshje me armë mes të rinjsh. Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me armë në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në një nga lagjet e qytetit.

I plagosur rëndë me një plumb në kraharor ndodhet shtetasi Mariglen Mellari, ndërsa shoku i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka marrë një plumb në bark.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit të ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për përleshjen. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›