PS, Rama: Më 18 Shkurt paqësisht do kërkojmë drejtësi
TIRANE-Demonstratë masive, popullore, paqësore dhe dinjitoze do te jete ajo me 18 Shkurt, paralajmëroi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp sot në mesditë.
Rama ka theksuar se opozita është e vendosur të dalë në demonstratën e 18 shkurtit për të protestuar paqësisht dhe se kete nuk e ben per veten por per qytetaret.
“Ne nuk i bëjmë demonstrata për veten por për shqiptarët. Ne do të dalim në 18 shkurt për të kërkuar liri,zgjedhje të lira, transparencë, paqësisht e denjësisht. Kjo e jona nuk është luftë për pushtet, por e drejta për të patur një shtet të së drejtës dhe jo një shtet që vret njezër me pushkë”.
Dalja në demonstratë sipas Ramës ka disa qellime, por asnje prej tyre nuk eshte qellimi per pushtet.
“Qëllimi ynë është për ti dhënë ligjshëri institucioneve, të dalim më 18 Shkurt, për të kërkuar rrugën e re, shpresën e re, vendosmërisht. Për të sharat me kokëpalarë, për ata njerëz që i ka lënë pa punë pa shpresë”, theksoi Rama.
Ai theksoi se opozita do të dalë në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe luftë ndaj korrupsionit.
“Do të dalim në demonstratën e 18 shkurtit për votat që vidhen, për pasuritë kombëtare që plaçkiten në mënyrë të jashtëligjshme. Për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë, për të varfit për të papunët, për çdo kënd që nuk përballen dot më me rritjen e frikshme të çmimeve, ne do të dalim në demonstratë më 18 shkurt, paqësisht por vendosshmërisht”, tha Rama në konferencë për media.
Kreu i socialisteve tha se në seancën e sotme parlamentare, nuk u paraqitën përgjegjësit kryesorë të ngjarjes së ndodhur më 21 janar në Tiranë. " Ne seancen e sotme parlamentare munguan 'truri i masakres' se 21 Janarit".
Sipas Ramës, pushteti aktual ka në themel vetëm kusarinë.
“Një pushtet që nuk është më që ka kohë që nuk është më një pushtet që s’ka gjë tjetër vecse gënjeshtrat dhe kusarinë të mëshiruar më së miri në një video qe ju te gjithe e keni pare”, theksoi Rama duke aluduar ketu per videon Meta-Prifti.
(d.b/BalkanWeb)