Bashkia e Tiranës: Bode mos gënje, paguaj kompanitë private

Tiranë, 12 janar NOA Update Ministria e Financave
doli sot me një deklaratë të gënjeshtërt për shtyp, ku jo vetëm nuk i jep asnjë
përgjigje Bashkisë së Tiranës për shqetësimin e ngritur dje, lidhur
me mosshlyerjen e detyrimeve të 24 firmave private që kanë kryer shërbime
pastrimi, rikonstruksion çerdhesh dhe kopshtesh, rikonstruksion rrugësh dhe
hapësirash publike në Tiranë gjatë vitit 2009, por gënjen duke iu referuar
ligjeve dhe neneve pa lidhje me këtë çështje.
Kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e Bashkisë
së Tiranës, Joana Bushie cila shtoi se
këtu kam të gjitha praktikat e dorëzuara në
afatet e përcaktuara nga Ministri i Financave, me datë 17 dhe 18 dhjetor 2009,
ku Bashkia e Tiranës kërkon shlyerjen e detyrimeve nga Thesari i Shtetit,
kundrejt firmave që kanë ofruar shërbimet e lartpërmendura.
Punonjësi i Thesarit të Shtetit i ka pranuar
ato, për ti mbajtur në sirtar tre javë dhe për ti kthyer mbrapsht në 8 janar,
pa asnjë justifikim zyrtar, thjesht të pafirmosura, të pavulosura, të
pakonfirmuara, d.m.th të bllokuara.
Sipas saj, Thesari i Shtetit i ka kthyer
mbrapsht praktikat e Bashkisë së Tiranës më datë 8 janar dhe po ti referohemi
deklaratës së Ministrisë të Financave, e cila thotë se buxheti është hapur që
datën 1 janar, të gjithë lehtë mund të kuptojmë se sa gënjeshtra përmban kjo
deklaratë e Ministrisë së Financave.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave dhe
Thesarit të Shtetit, të kryejnë detyrimet e tyre të përcaktuara qartësisht nga
ligji dhe të paguajnë sipas praktikave të paraqitura nga Bashkia e Tiranës, të
gjitha kompanitë private që kanë ofruar shërbime për kryeqytetin gjatë vitit
2009, pasi nuk është problem i qindra punonjësve të këtyre kompanive,
arka e boshatisur e shtetit.
Fatkeqësisht konstatojmë se i vetmi mjet që i
ka mbetur kësaj qeverie për tu justifikuar para opinionit publik është
gënjeshtra, por i kujtojmë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra - thotë populli
përfundoi Bushi.
k.k/NOA - Lexoni
si nisi polemika