E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti: Ja ndihmat që u shpërndanë sot në zonat e përmbytura

Tiranë, 12 janar
NOA Update Klodiana Kotorri/ Ministria e Brendshme deklaroi pak minuta më parë se gjatë gjithë ditës së
sotme strukturat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të
institucioneve të tjera të angazhuara në kuadër të emergjencës civile në zonat
e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës kryen detyrat e përcaktuara nga
Komiteti Ndërministror i Emergjencës.

Për të verifikuar
drejtpërdrejt në terren kryerjen e operacioneve anëtarët e Komitetit Ndërministror
kryen inspektime të veçanta në zonat e prekura nga përmbytja ministri i Brendshëm,
Lulzim Basha ishte në Dajç, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në Velipojë, ministri
i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi në Bushat dhe ministri i Bujqësisë,
Genc Ruli në Komunën Gur i Zi.

Gjatë ditës së
sotme u shpërndanë ndihma në disa komuna si në komunën Velipojë, 5 ton ujë, 400
pako ushqime, në komunën Berdice, 450 pako ushqim, 3 ton ujë, në komunën Bushat,
400 pako ushqimore, 3 ton koncentrat për bagëtinë, 1 gjenerator për 50 familje,
1 lundër me motorr, 35 çadra dhe 150 palë çizme, në komunën Dajç, 10 ton ujë, 700
pako ushqimore

7 ton koncentrat
për bagëtinë, 100 pelerina, 50 çadra dhe 200 palë çizme, në bashkinë Shkodër, 80
pako ushqimore për tre ditë në konviktet, dy lundra, një ton hipoklorit për dezinfektim,
në Komunën Rrethina, 40 pako ushqimore, dy ton koncentrat si dhe në Komunën Ana
e Malit, 4 ton ujë, 200 pako ushqime, 3 ton koncentrat dhe 5 lundra.

Prefekti i Qarkut
ka pritur një grup nga Kosova të cilët kanë dërguar ndihma ushqimore për
llogari të zonave të përmbytura të cilat u magazinuan pranë rezervave të
Shtetit në Gjader.

Në mesditë kanë
ardhur një grup specialistësh Italiane nga Mbrojtja Civile Italiane me porosi
të Këshilltarit personal të Berluskonit të shoqëruar nga Drejtori i
Departamentit të Digave në Shqipëri 
Z.Erjon Kalaja  për të parë
konkretisht mundësinë e ndërhyrjes në argjinatura dhe diga në të gjithë zonën e
përmbytur.

Në orën
15.30  ishte pranë pranë KECQ, zëvendëskryeministri
dhe Ministri i i Jashtëm, Ilir Meta ku përcaktuan prioritetet kryesore për të
ndërhyrë në argjinaturat e dëmtuara të Dajçit, Bushatit, Velipojës dhe asaj të
Shkodrës.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›