E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, emigrantët në radhë me letër me vrimë, për pasaportat biometrike

Radhët e gjatë të shkaktuar dy ditë më parë në sportelin e pasaportave biometrike ka bërë që emigrantët të marrin vet masa. Kështu ata kanë vendosur disa letra me emra përkatës për të mbajtur radhën, dhe për të mos krijuar kaos në të. Janë letra me numra ato që janë hedhur nga emigrantët, të cilat i kanë vendosur në radhë duke mos shkaktuar më përplasje dhe debate midis tyre. Sipas qytetarëve dita e djeshme ka nisur më e qetë, pasi të gjithë ata që kanë

 aplikuar në datat 22-26 dhjetor nëpërmjet letrave me numrat rendor nga 1 deri në emigrantin e fundit, kanë përzgjedhur, duke marrë në dorë numrin me të cilin duhet të paraqiten në sportel. Dje janë paraqitur 100 qytetarët që kishin tërhequr 100 numrat e parë, nesër do të vijojnë numrat pas 100-ës, e kështu me radhë deri në përfundim të këtyre numrave,  që paraprakisht sipas të dhënave,  mund të shkojnë deri të premten. Ishim tre emigrantë që gjetëm këtë zgjidhje pasi këtu zyrat janë kthyer në hane që rropasin njerëzit. Nuk do të na shkel më këmba  këtu. Me një sportel  nuk mund të përballohet kjo situatë,  kur edhe kushtet atmosferike janë më të këqijat e ditëve të fundit. Këtë që arritëm ta bëjmë ne vetë, duke vënë rregull dhe qetësi, duhet ta bëjnë zyrtarët, jo të na lënë të shtypemi e të tërhiqemi me njëri tjetrin si në kohë të parë. Turp! Vareshin dje vajza e gra nëpër mure vetëm për të mbaruar punë, pse kështu do të rregullohemi ne. Edhe sot janë shumë ata që do i marrin pasaportat, por të paktën respektojnë një radhë. E di çdo qytetar se cilit numër i ka ardhur radha dhe pret diku në ambiente më të ngrohta. Ne këtu u thamë, u plevitosëm, kemi kaq ditë, ka thënë  Gjergji Lame, një emigrantë i cili rrëfeu gjendjen e krijuar në sportelet e pasaportave në Fier. Ndonëse nga punonjësit e zyrës nuk jepen shpjegime për shkak të porosive burokratike  të eprorëve, burimet brenda tyre bëjnë me dije se aktualisht nuk ka asnjë mundësi  që të bëhet e mundur celja e një sporteli tjetër dhe kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës.  O. Filka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›