Prifti: Hapja e portave nga Maqedonia nuk do krijojnë probleme

Tiranë, 12 janar NOA - Ministri i
Energjetikës, Dritan Prifti deklaruar sot në lidhje me hapjen e portave nga
Maqedonia se nuk do të ketë probleme pasi këto shkarkime do të jenë në nivele
shumë të ulëta, rreth 110 metrave kub në sekondë.Kemi pasur kontakt me Koorporatën Elektroenergjetike të Maqedonisë që në
mëngjes.Ata na kanë thënë se nga liqeni do të
shkarkohen sot 110 metër kub për sekondë, çka është totalisht e papërfillshme
për sistemin tonë.
Ne përballuam një rast vërshimesh që ndodhin 1
në 100 vjet dhe përderisa arritëm ti përballonim me sistemin tonë maksimal,
them se çdo lloj situate që mund të vijë, jap garanci që me sistemin tonë ta
përballojmë deklaroi Prifti i cili përmendi edhe situatën në kaskadën e lumit
Drin që sipas është përmirësuar.
k.k/NOA