E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-duhan, sot nisin gjobat, lokalet indiferente

Edhe në këtë rikthim të radhës, procedure që ndiqet prej 7 viteve, duhanpirja në vendet publike ndodh sikur asnjëherë të mos kenë vepruar kontrollet.
 

Edhe pas kritikave të OBSH se ligji anti-duhan ka mbetur pas në kohë, Kryeministri Berisha kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë që ligji nuk ka qenë efektiv, duke kërkuar mobilizimin e këtij instiucioni.
 

Më heret, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, pak kohë pasi mori detyrën si kreu i kësaj Ministrie kërkoi rikthimin e task-forcës anti-duhan.
 

Ministri i Shëndetësisë u duk i prerë për ketë mobilizim, duke i kërkuar autoriteteve shëndetësore referimet përkatëse.
Task-forca anti-duhan drejtohet nga eksperti Roland Shuperka dhe përbëhet nga 10 anëtarë.
 

Më 1 shtator fillonte puna në terren, për ku baret dhe restorantet janë të lajmëruar të mos lejojnë konsumimin e duhanit, por në të vërtetë asgjë nuk e ka ndryshuar situatën.
 

Madje gjobat dhe penalitetet nuk janë vendosur më. I kontaktuar kreu i kësaj task-force, Shuperka tha se puna po vazhdon me paralajmerimet jashtë Tirane, por që sipas tij ky ligj do të funksionojë.
 

Në të vertetë, panorama në kryeqytet është e njëjtë si më parë. Në bare dhe në restorante pihet qetësisht duhan edhe pse drejtuesi i Task-Forcës është shprehur se gjoba nuk do të falet dhe se pronarët nuk mund të apelojnë pranë institucioneve shëndetësore.
 

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, edhe 1 shatori e caktuar si data kur fillonte puna në terren është lënë mënjanë, duke paralajmëruar se nuk do të funksionojë as në këtë përpjekje të radhës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›