Bashkia e Tiranës: Mos ndërtoni pa leje

Zëdhënësja e këtij institucioni, Anila Bisha, deklaroi se vetëm ditët e fundit janë pezulluar 67 ndërtime pa leje nga Inspektorati i Ndërtimit. Ajo ftoi qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim të tillë dhe në raste konstatimi, të bëjnë menjëherë denoncimin pranë Bashkisë së Tiranës.
“Gjate harkut të 72 orëve kemi evidentuar dhe pezulluar 67 ndërtime pa leje. Të gjitha rastet me ndërtime të paligjshme janë ndërprerë. Çdokush që ndërmerr një hap të tillë do të përballet me ligjin. Ne u bëjmë apel qytetarëve, mos ndërtoni pa leje, ndërtimet pa leje do të ndalohen, kurse përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin. Bëjmë thirrje që kush di raste të tilla t’i denoncojë ato”, deklaroi zëdhënësja Anila Bisha. /Start/
2011-08-02 14:49