PNUD: Shqipëria, e dyta në rajon për investimet e huaja

Raporti merr në shqyrtim të dhënat e vitit që shkoi, kur investimet e huaja në Shqipëri kapën vlerën e mbi 1 miliard dollarëve.
“Raporti krahason vlerën e investimeve që tërheq një vend në krahasim me potencialin e tij, duke e matur me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Pas renditjes së këtij indeksi ne bëjmë një renditje mes 140 vendeve”, tha Astrit Sulstarova, ekonomist pranë Konferencës së OKB-së.
“Në vitin 2006 Shqipëria renditej e 78-ta ndërmjet 140 vendeve. Nga 2006-a në 2010-n ka një rritje graduale dhe në 2010-n për herë të parë Shqipëria renditet e 18-ta në botë dhe e dyta në rajon”, vijon Sulstarova.
Sipas tij, rreth 45 për qind e investimeve të huaja direkte janë të përqendruara në industri, energji e ndërtim dhe 55 për qind janë përqendruar në sektorin e shërbimeve, në transport, telekomunikacion, sektorin bankar dhe shërbime financiare.
Investimet e huaja konsiderohen si një nga burimet kryesore që gjenerojnë punësim në vend. Por paradoksalisht, rritja e investimeve nga jashtë nuk ka pasur të njëjtin ndikim edhe në punësim, ku gjatë katër viteve të fundit sipas të dhënave ka 18 mijë të punësuar më pak.
Raporti parashikon një rritje të investimeve të huaja në nivel global gjatë viteve në vijim, megjithëse ekzistojnë ende një sërë rreziqesh. Sa i përket rajonit, rrezik mbetet situata në Greqi.
/Start/E.B/
2011-08-01 22:24