Topalli-Grosruk: Zgjedhjet plotësuan standartet

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit treguan se sistemi dhe demokracia funksionoi në Shqipëri dhe vullneti i qytetarëve u lexua.
Në një takim me Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Volfgang Grosruk, Topalli theksoi se këto ishin zgjedhjet më të arrira, ku u realizua një nga standardet më të larta të numërimit të çdo vote.
Nga ana e tij Grosruk tha se kjo vizitë, që pritet të realizohet në shtator, është një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve të forta mes dy parlamenteve.
Ndërsa Kryetarja e Kuvendit theskoi se do të ishte një kënaqësi për të dhe për Kuvendin e Shqipërisë vizita e një delegacioni kaq të madh nga parlamenti i Austrisë, vizitë që do të shërbejë në forcimin edhe më tej të bashkëpunimit, jo vetëm parlamentar por edhe mes dy vendeve.
Gjithashtu në takim u diskutuar edhe për vijimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Austrisë por edhe me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.