E Diel, 1 Nëntor 2026

SATIRE/Berisha thyen rekordin e notit në Dhërmi. Basha: Rekordin e kryeministrit tim do ta thyej unë në Lana River

Edhe kjo stine vere ka shënuar një arritje historike për skuadrën e notit qeveritar pasi kapiteni i skuadrës kryenotari Sali Berisha ka thyer sërish rekordin e tij.

Mijëra simpatizantë, militantë dhe militarë kanë ndjekur garën e vështirë mes kryeministrit dhe vetes e cila përfundoi me fitoren e të dyve në një peridhë kohore prej 132 minutash të cilën e certifikoi edhe Komisioni Qeveritar i Notit.

Sipas vëshguesve gara zgjati ku e ku më shumë por kryenotari Berisha pranoi rezultatin e KQN pasi nuk dëshironte të provokonte opozitën. Madje kryenotari ka urdhëruar anullimin e pregatitjeve të disa mitingjeve festive që Këshilli i Ministrave.org nisi ti organizonte në Tiranë, Kamëz, Kavajë, etj, etj, etj.

Gara heroike e kryenotarit është ndjekur me interesim edhe nga Tirana nga stafi i kryetarit Lul i cili ka vënë re se populli shqiptar i pëlqejnë këto gara noti më shumë se sa Facebook.

Kryetari Lul i Bashkisë menjëherë ka vendosur të thyejë rekordin e shefit të madh por një nga këshilltarët i ka kujtuar se nuk duhet të largohet nga Tirana pasi kështu lë pas dore punën e tij si kryetar. Prandaj nëse duhet të thyejë rekordin e notit atëherë kjo duhet të ndodhë brenda kufijve administrative të Bashkisë.

Kryetari Lul pasi shqyrtoi me kujdes lumenjtë dhe liqenet e Tiranës shpalli fitues Lana River për të mirëpritur Lojrat Olimpike të Bashkisë ku kryetari Lul do të thyejë rekordin e notit të shefit të tij.

“Kryeministri im rekordmen do të bindet se unë nuk jam vetëm një kampion i votave por edhe i notit në stilin mbrapsht deklaroi kryetari Lul.

“Kjo garë festive do të nxisë turizmin nga e gjithë bota pasi unë do të jem kryetari i parë që noton në Lana River. Atë që nuk e bëri Edi Rama për tre mandate, unë do të bëj realitet pa marrë rrogën e parë shtoi kryetari Lul i bashkisë.

Zëdhënsja e kryetarit Lul ka bërë të ditur se noti në Lana River është një nga premtimet madhore të kryetarit Lul.

Keshilli i Ministrave.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›