Bashkia e Tiranës: Qytetarë mos ndërtoni pa leje, ka ligj!
TIRANE-Bashkia e Tiranes njofton sot se nuk do të lejojë asnjë ndërtim pa leje në kryeqytet. Zëdhënësja e Bashksië, Anila Bisha deklaroi sot se inspektoriati i ndërtimit ka pezulluar 67 ndërtime pa leje. Ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos ndërmarrin veprime të tilla por t’i denoncojnë nëse i evidentojnë.
“Gjate harkut te 72 oreve kemi evidentuar dhe pezulluar 67 ndertime pa leje. Të gjitha rastet me ndërtime të paligjshme janë ndërprerë. Cdo kush që ndërmerr një hap të tillë do të përballet me ligjin. Ne u bëjmë apel qytetarëve, mos ndërtoni pa leje, ndërtimet pa leje do të ndalohen, kurse përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin. Bëjmë thirrje që kush di raste të tilla ti denoncojë ato”, deklaroi zëdhënësja Bisha.
Bashkia shton se qytetarët mund të denoncojnë rastet në numrin e telefonit fiks, 241 9465.
(d.b/BalkanWeb)