E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Sheshi Skëndërbej do hapet për makinat e këmbësorët

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për hapjen e sheshit “Skënderbej” për automjetet dhe këmbësoret. Sipas Taulant Zenelit, Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve në ndërhyrjet që do t`i bëhen sheshit, nuk do të mungojnë edhe hapësirat e gjelbërta ndërsa ka shtuar se punimet po vijojnë me ritme të larta.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për hapjen e sheshit “Skënderbej” për automjetet dhe këmbësoret. Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve Taulant Zeneli deklaroi se puna mund të përfundojë brenda disa javësh, ku sheshi do t’ju kthehet makinave, duke zgjidhur kështu edhe problemin e trafikut.

“Është parashikuar që do të bëhet hapja e sheshi Skënderbej për lëvizjen e trafikut, por në mënyrë të kontrolluar duke vendosur sinjalistikën horizontale, vertikale, semaforët. Sheshi do të jetë i lirë për lëvizjen e trafikut. Është duke u punuar për të bërë sistemimin dhe asfaltimin, por edhe gjelbërimin e komplet sheshit “Skënderbej”. Shpresojmë që për disa javë puna të mbarojë dhe sheshi të zgjidhë problemin e trafikut”, tha Zeneli.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia e Tiranës: Sheshi Skëndërbej do hapet për makinat e këmbësorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›