Kanosën biznesmenin për 4 mijë euro, tre në pranga
Këta shtetas akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen për dhënien të një shume të konsiderueshme parash.
Në pranga ranë shtetasit Bujar Leka, 21-vjeç, banues në Kamëz Tiranë, Eduart Lutfi Muja, 28- vjeç, banues në Kukës, Murat Bajram Rexha, 19-vjeç, lindur e banues në Kukës, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me iniciale V.K, 27 vjeç, banues në Lezhë, posedues i armës me të cilën është kryer vjedhja me armë e taksitit. Arrestimet u kryen në bashkëpunim edhe me drejtorinë e policisë së Kukësit dhe me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Kapja dhe më pas arrestimi i tyre është bërë pas një pune disa javore investigative dhe hetimore, nga ku rezulton se shtetasit e lartëpërmedur dyshohet të jenë autor të vjedhjes me armë dhe me dhunë të një taksisti në Tiranë.
Ndërkohë u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Eduart Muja në qytetin e Kukësit, ku u gjend në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”, me targë Tr. 6245 I, automjet i cili është vjedhur me armë më datë 11 shtator 2011, një shtetasi në fshatin Çekrezë Tiranë. Po ashtu në ngarkim të tyre është bërë dokumentimi ligjor dhe implikimi i tyre edhe në vjedhjen me armë të shtetasve Fatjon dhe Edison Pepkolaj, vjedhje kjo e ndodhur më datë 04 mars 2011, në fshatin Kasallë Tiranë.
Gjatë ecurisë së hetimit rezulton se më datë 17 shtator 2011, shtetasi Bujar Leka në bashkëpunim, ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit automjetin tip benz në pronësi të shtetasit G.M, duke shfrytëzuar punësimin e tij pranë aktivitetit privat të këtij fundit. Po më këtë datë ky shtetas, ka kanosur dhe më pas ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën prej 4 mijë eurosh punëdhënësin e tij shtetasin G.M.
Puna hetimore në drejtim të kronologjisë së vjedhjeve me armë të kryera nga këto shtetas, vazhdon në kohë mbi dokumentimin edhe të vjedhjeve të tjera të realizuara nga ky grup kriminal me këtë tendencë. /S.Lleshi/Start/
2011-09-21 11:36