E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita pa makina, bashkia mesazh qytetarëve

“Bashkia e Tiranës është e angazhuar në pastërtinë e qytetit dhe në reduktimin e ndotjeve. Nesër është dita botërore pa makina. Ky është një moment për të dhënë një mesazh, për t’u kujdesur për qytetin tonë, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë”, tha zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Bashkia e Tiranës, duke nisur nga kryetari dhe çdo punonjës i saj do të paraqiten nesër në punë me biçikletë, në këmbë ose me mjete të transportit publik, për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut. Bashkia e Tiranës fton qytetarët t’i përgjigjen edhe ata këtij mesazhi dhe të japin kontributin e tyre për qytetin, në ditën pa makina./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-21 14:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›