New York, Berisha mbyll bursën e NASDAQ: Shqipëria, e hapur për bizneset
NEW YORK- Kryeministri Berisha ka qenë i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, New York.
Kryeministri Berisha bëri një prezantim të shkurtër të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe suksesit të modelit të saj ekonomik, që bëri që Shqipëria të mos njohë recesionin, pas krizës ekonomike globale.
“Modeli ynë ekonomik bazohet në një qeveri të vogël, një barrë fiskale të ulët, investime të mëdha dhe në klimën më të mirë të mundshme ndaj biznesit. Në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale, shqiperia qëndron dhjetëshen e parë të qeverive për ndërhyrjen më të vogël në ekonomi. Tani, NASDAQ do mbyllë ditën, por Shqipëria është e hapur për biznes. Rruga jonë nuk është një bulevard me lule, por është një rrugë shpresash, një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet,”- u shpreh Kryeministri.
Kreu i ekzekutivit shqiptar mori pjesë edhe në takimin e nivelit të lartë në New York, i iniciuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff, në të cilin u bë lancimi zyrtar i nismës Partneriteti për qeverisje të hapur.
Takimi u hap nga Presidenti Obama dhe në të merrnin pjesë kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të lartë të vendeve të angazhuara në këtë nismë. Vëmendja u përqendrua në sfidën e përbashkët të përmirësimit të qeverisjes dhe u tregua një angazhim i fortë politik i të gjitha vendeve pjesëmarrëse për të ndërmarrë reformat e nevojshme për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e mekanizmave të përgjegjësisë demokratike.
Ndërkaq në një pronocim për mediat pas takimit, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria vjen këtu pas një progresi thelbesor për liritë ekonomike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)