Dështojnë bisedimet e ACR-së me minatorët

Tashmë kur greva e urisë ka hyrë në ditën e tretë, palët ende nuk po bien dakord për largimin e drejtorit të minierës, pika e fundit e plotësuar nga kompania dhe e kërkuar me ngulm nga minatorët.
Takimi u zhvillua sot në Tiranë midis presidentes së kompanisë koncensionare ACR dhe kreut të shoqatës së minatorëve Taf Koleci dhe kreut të sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxhaj.
Minatorët e Bulqizës nuk ranë dakord me marrëveshjen e ofruar nga përfaqësuesit e kompanisë ACR, e cila, sipas tyre "nuk parashikon plotësimin e gjithë kërkesave të tyre".
Në marrëveshjen e përbërë nga 7 pika të ofruar nga “ACR”-ja, janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 për qind, jo mbishfrytëzim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.
Ndërsa në marrëveshje nuk është përfshirë kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës, gjë për të cilën punonjësit e minierës së Bulqizës shprehen të vendosur për vazhdimin e grevës./S.Ll/Start/
2011-09-21 15:40