E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes Te lirohen trotuaret deri me date 1 tetor

"Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti.

Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respkektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, tha Anila Bisha, zëdhënëse e bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›