E Diel, 1 Nëntor 2026

METE, portal online për informimin e bizneseve

TIRANE- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës prezantoi sot portalin “Regjistri Elektronik për Legjislacionin e Biznesit”, me adresë zyrtare: www.rlb.gov.al.

Ky portal synon rritjen e transparencës dhe informimin e biznesit. Për sipërmarrjen private u bënë të njohura shërbimet që ofron portali, strukturën, përdorimin e bazës së dhënave mbi aktet ligjore dhe nënligjore për fusha të ndryshme të biznesit, tërheqjen e mendimit për projekt-aktet, institucionet e përfshira etj.

Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, vlerësoi se portali elektronik i biznesit nxit transparencën. Ai shpjegoi se ky portal do të mundësojë publikimin online të të gjithë iniciativave ligjore të administratës qendrore të cilat prekin drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthorte biznesin.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›