"Gërdeci" procesi gjyqësor drejt fundit, më 3 tetor pretenca.
TIRANE- Superprocesi gjyqësor i tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, po i vjen fundit.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të dëshmive, Gjykata e Tiranës ka thirrur Prokurorinë të prezantojë fjalën e saj të fundit për 29 të pandehurit, më 3 tetor.
Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën, si dhe u shkatërruan mijëra banesa e godina biznesesh.
Edhe pse shpërthimi ishte në këto përmasa tragjike, asnjë nga të pandehurit nuk gjendet prapa hekurave.
Ish-adminisratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish- drejtori i fabrikës, Dritan Mixholi, ish-drejtor i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-shefi i kontrollit të municioneve në Gërdec, Sokol Ngjesi, fituan lirinë pak muaj më parë pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit, dhe gjykimi ndaj tyre vazhdoi jashtë qelive të burgut.
Të akuzuar në këtë proces janë dhe ish- drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë por që edhe këta hetohen në gjëndje të lirë. Nga fillimi i procesit numërohen rreth 150 seanca gjyqësore mbi 200 dëshmitarë nga të cilët rreth 15 ekspertë.
SEANCA SOT, AVOKATI KERKON NDRYSHIM TE TRUPIT GJYKUES
Në seancën e sotme një prej avokatëve mbrojtës kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, pas pretendimeve për një vendim të ndërmjetëm nga ana e trupës aktuale. Sipas ligjit një tjetër gjyqtar është i detyruar të marrë në shqyrtim këtë kërkesë, dhe gjithçka mund të futet në kalendat greke nëse kërkesa merret parasysh. Por në historinë e këtij gjyqi ka pasur mbi dhjetë kërkesa për ndryshimin e trupës gjyqësore të cilat janë hedhur të gjitha poshtë.
(s.g/balkanWeb)