E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne New York fton biznesin amerikan te investoje

Kryeministri Sali Berisha fton investitorët amerikanë të shtrijnë investimet e tyre edhe në Shqipëri. Në ditën e parë të vizitës në New York, Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane.

Pasi u u shfaq edhe një video promovuese të Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj, kreu i ekzekutivit shqiptar bëri një paraqitje të zhvillimit ekonomik të vendit, reformave ekonomike dhe fiskale, falë të cilave, tha ai vendi ynë sot ka tre herë më shumë investitorë të huaj sesa në 2006-ën. Berisha i ftoi sipërmarrësit amerikanë të investojnë në Shqipëri duke garantuar një mjedis të favorshëm për bizneset e tyre.

“Prania e tyre këtu është një dëshmi e vullnetit që ata kanë për të shqyrtuar të gjitha këto mundësi, për të marrë informacionin më të madh të mundshëm dhe për të ndjekur shembullin e atyre investitorëve të cilët bënë që Shqipëria në vitin 2010 të ketë investime direkte të huaja rreth 3 herë më shumë se në 2006-ën. Që Shqipëria në vitin 2010 të jetë i vetmi vend në Europën Juglindore me rritje të investimeve të huaja”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë tha se amerikanët mund të jenë prezentë me bizneset e tyre në Shqipëri në shumë sektorë.

“Shqipëria ka fushat e veta të mëdha siç janë energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im është që aty ku ata gjejnë përfitimin më të madh”, theksoi kryeministri.
 
Sesioni i parë i ketij forumi u përshëndet edhe nga kongresmeni Elliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff, Ambasadori Frank Wisner dhe nga Tony Podesta, President i Podesta Group.

Rovena Moçka
 

Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›