E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosoves PDIU Sovraniteti arritje e madhe

"PDIU e konsideron si arritje të jashtëzakonshme vendosjen e policëve dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri për dy arsye të rëndësishme. Së pari, ky veprim është bërë në koordinim  me bashkësinë perëndimore të vendosur në Kosovë, KFOR dhe EULEX.

Bashkëveprimi në çdo hap me praninë ndërkombëtare forcon aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin, diçka që është thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe pranimin e saj përfundimtar në bashkësinë e shteteve. E kundërta ndodh me Serbinë që duke iu kundërvënë këtyre veprimeve të Kosovës, duke tentuar të destabilizojë veriun e Kosovës, po përplaset sërish me perëndimin", tha Adrian Tana, sekretar politik i PDIU.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›