Bashkia e Tiranës anëtare e Mesdheut për biodiversitetit

Autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e qeverive u takuan në Montpellier të Francës nga data 17-19 Janar 2012 për të zbatuar Planin Strategjik për biodiversitetin në qytetet e rajonit të Mesdheut.
Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë takim me zv/kryetarin e saj Edmond Panariti, krahas 15 Bashkive të tjera të Mesdheut. “Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë takim, krahas 15 bashkive të tjera të Mesdheut. Në përfundim të takimit, Bashkia e Tiranës u zgjodh si anëtare e bordit drejtues, krahas pesë bashkive të tjera të rajonit të Mesdheut. Mesazhi i përçuar nga ky takim I rëndësishëm është se, bashkitë e rajonit të Mesdheut, bashkë me Bashkinë e Tiranës e ndiejnë për detyrë të ofrojnë shembullin e tyre të zhvillimit urban, duke vënë theksin tek njeriu dhe cilësia e jetesës”, theksoi Panariti.
Gjatë vizitës në Francë, Panariti u takua edhe kryetaren e Bashkisë së Montpellier znj. Helene Mandroux. Në konferencën e përbashkët të shtypit në përfundim të takimit znj. Mandroux u shpreh se: “Qyteti i Montpellier, e ndjen për detyrë të ofrojë shembullin e tij të zhvillimit urban duke e vënë theksin tek njeriu. Gjelbërimi dhe biodiversiteti i qyteteve tona është garanci për cilësinë e jetës në to”. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Panariti vuri në dukje se gjelbërimi dhe biodiversiteti përbën një ndër përparësitë e planit të ri urbanistik të Tiranës. Znj. Monique Barbut, Presidente e Fondit Boteror të Mjedisit theksoi se “ky takim është pjesë e përpjekjeve kritike për të ndryshuar marrëdhëniet ndërmjet qyteteve dhe mjedisit natyror në pellgun e Mesdheut”. Takimi u mbyll me paraqitjen e një deklarate të përbashkët të qyteteve dhe të qeverive të Mesdheut, për të ruajtur gjelbërimin dhe biodiversitetin. /Start/
2012-01-23 16:23