E Diel, 1 Nëntor 2026

Prendi: Nuk kam qëlluar ndaj protestuesve

Ai ka qëndruar ditën e djeshme më shumë se një orë në Prokurori ku është pyetur rreth ngjarjes, duke mos dhënë shumë shpjegime.

“Po, kam qëlluar gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Kam qëlluar në ajër sikurse parashikohet në ligj, në rastet kur cenohet siguria e institucionit. Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform ligjit”, mësohet të ketë thënë ai.

Prendi u shkarkua një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, ndërsa në vend të tij u emëruar Artan Hoxha. Mësohet se Prendi ka deklaruar se të gjitha veprimet e tij kanë qenë konform ligjit. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, bëri të ditur një ditë më parë se një nga demonstruesit është vrarë nga plumbi i armës së komandantit të Gardës. /Start/

                                                                                             2012-01-24 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›