Lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë

Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmologjik, tërmeti ka rënë rreth orës 22:00 dhe vatra e tij ka qenë 36 kilometra në lindje, afër Steblevës. Tërmeti ka pasur magnitudë 3.7-3.8 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet 5 ballë. Sipas Institutit Sizmologjik nuk ka njoftime për të lënduar në njerëz apo dëme materiale, pasi tërmeti është regjistruar në një zonë të pabanuar.
Disa minuta më pas, të tjera lëkundje të lehta u ndien në zonën e kryeqytetit dhe rrethina. Mësohet se epiqendra ishte në Dibër, ndërsa tërmeti u ndie me lëkundje të lehta edhe në Elbasan, Librazhd, Përrenjas e Durrës.
/Start/E.B/
2012-01-23 23:25