Korçë, tre në pranga nga një operacion policor

Ata ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Fillimisht u arrestua Andrea Kapurani 20-vjeç lindur dhe banues në qytetin e Korçës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 21.10.2011 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Ky shtetas gjatë mesnatës të dt 09.10.2011 së bashku me dy shtetas të tjerë, në lagjen nr 11 Korçë, në ambientet e disko “Galaxy”, janë konfliktuar për motive të dobëta me tre shtetas të tjerë, ku nga këta të fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi N.Samara dhe janë plagosur me sende të forta shtetasit e tjerë D.Metko dhe E.Shehu.
Gjithashtu, u arrestua Jani Kovaçi 33-vjeç lindur dhe banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 21.03.2011 e ka dënuar me 2 (dy) vjet heqje lirie për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”. Kjo pasi ky shtetas në dt 03.07.2010 në qytetin e Korçës në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin me iniciale D.I duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Policia lokale njoftoi se është arrestuar edhe 16 vjeçari E.K., lindur në fshatin Mollaj. Ndaj tij, gjykata ka vendosur dy muaj heqje lirie me burg, duke e shpallur fajtor për “vjedhje” në bashkëpunim. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë në dt 15.04.2011 kanë vjedhur Kishën e Satrivaçit ne fshatin Boboshticë-Korçë. Materialet e përpiluara në ngarkim te shtetasve te mësipërm do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-01-24 10:10