E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, bllokon një ndërtim pa leje

Bashkia e Tiranës vijon aksionin e saj për bllokimin e ndërtmeve pa leje. Në kushtet e flagrancës, Inspektoriati Ndërtimor në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka ndërprerë punimet në një pallat disakatësh, si dhe ka bllokuar dy mjete betoniere, të cilat ishin duke punuar në objektin e ndodhur në zonën e Laprakës.

Nga ana e policisë, po ashtu u bë procedimi për kallëzimin e personave, të cilët ndërtonin pallatin pa u pajisur me lejen si dhe dokumentacionin e caktuar nga ligji.

Kryenspektori i Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha deklaron se përgjigja ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjet do të jetë e ashpër. Aksione të tilla, po kthehen të përditshme pas marrjes së drejtimit të bashkisë nga ana e kryebashkiakut të ri, Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›