E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Durrësit, 2 vite më pas, ende asnjë i dënuar

Arratia e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti do të duhej të mbyllej me një masakër të vërtetë. Dy vite më parë, pikërisht në 7 gusht 2009, në operacionin për arrestimin e një kontigjenti mjaft të njohur për policinë dhe botën e krimit, do të humbnin jetën 4 oficerë të repartit special, i cili merret me arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Dy vjet pas masakrës së Durrësit, Dritan Dajti vijon të qëndrojë në qeli, në përballje me drejtësinë e cila nga ana e saj, ende nuk ka dhënë verdiktin për masën ndëshkimore ndaj Dajtit. Ndërsa familjarët e viktimave në vazhdimësi kanë kërkuar dënimin maksimal ndaj tij, Gjykata e Krimeve të Rënda ende nuk ka dhënë verdiktin e saj. Autori i masakrës do të bëhej një emër i njohur pas arratisjes së tij spektakolare nga ambjentet e Gjykatës së Tiranës më 17 nëntor të vitit 2003, ku ai përballej me drejtësinë për vrasjen e biznesmenit Beqir Beqaj.

Nën kërcënimin e një arme, e cila ishte vendosur për të, në tualet ai qëllon në ajër dhe largohet nëpërmjet një motoçiklete që e priste në anën tjetër të rrugës. Pas sinjalizimeve të shumta për vendndodhjen e tij, oficerët e policisë do t`i drejtoheshin plazhit të Durrësit, pikërisht në ditën e nxehtë të 7 gushtit të dy viteve më parë. Pas pikasjes dhe identifikimit të tij brenda një automjeti fuoristradë tip “Tuareg” fillon operacionin që sot njihet si “Masakra e Durrësit".

Fatos Xhani, drejtuesi i operacionit dhe kryeinspektori Altin Dizdari i afrohen makinës së tij duke i bërë thirrje të dorëzohet, thirrje e cila u kushtoi jetën. Pas goditjes së dy efektivëve të poliçisë, Dajti i cili shoqërohej në makinë kunati i tij Erges Xhaxhi si dhe Ledion Mara i cili humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit, dolën nga makina dhe iu drejtuan një rrugice aty ku vazhdoi shkëmbimi i zjarrit duke lënë të vdekur edhe dy oficerët e tjerë Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit dajti mbeti i plagosur rëndë dhe u bë i mundur edhe neutralizimi i tij nga policia. Po ashtu në atë ngjarje mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit. Në rrëfimin para hetuesve të tij Dajti, duke pranuar autorësinë e tij për vrasjen e policëve është mbrojtur para drejtësisë duke deklaruar se policët iu dukën si grabitës dhe nuk kishin të veshur jelekë policie, gje e cila u hodh posht nga grupi hetimor.

Ndaj Dajtit po ashtu rëndojnë një sërë akuzash për gjobvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›