E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, makina përplaset me triçikëlin, 2 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Spillesë së Kavajës, ku një autoveturë ka përplasur një triçikël. Nga kjo përplasje ka mbetur e plagosur shtetësja K. Bengo, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit.
 

Autovetura drejtohej nga Jonis Xhakoni, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga ky aksident, ndërsa triçikli nga Xhevdet Sokoli, 55 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›