Eliza Dushku pritet nga kryebashkiaku Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij, aktoren e njohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku.
Ajo mbërriti dje në Shqipëri, në kuadër të një dokumentari, që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Dushku u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila theksoi se aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë.