Kryeministri fton opoziten Te hartojme rezolute per integrimin
Dy ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që vizituan dje Tiranën zyrtare, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare, duke komentuar konkluzionet e nxjerra nga vizita e djeshme e dy diplomatëve të njohur në vendin tonë.
Duke shtuar më tej, se e fton opozitën që të hartojë një rezolutë ku të shprehet axhenda për integrimin.
“Qëndrimin e saj, opozita duhet ta bazojë në programin e saj si forcë politike.
Eshtë momenti të faktohet se deklaratat e saj që do të votojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me integrimin, janë të vërteta dhe reale, e se nuk janë një bllof i radhës, me të cilin kërkohet vetëm që të mund t’u hidhet pak hi syve shqiptarëve se ne po themi që do votojmë por nuk do votojmë”, iu drejtua ai deputetëve të opozitës.
Duke i garantuar ata më pas se do të kenë respektin e plotë nga ana e mazhorancës dhe se ky respekt nuk do të bazohet në pazare apo kushte.
“Ju siguroj se sa të jem në qeveri, kurrë nuk do të keni kushte nga kjo qeveri, por përpjekjet për të vendosur kushte ndaj saj, nuk janë gjë tjetër veçse atavizma që janë faktuar në qindra raste të pasuksesshme, të çdo forme që janë ndërmarrë.
Doni të bashkëpunojmë? Jeni të mirëpritur. U kthyet në parlament, zutë vendet tuaja të punës”, theksoi ai.
Duke vijuar më tej me faktin se integrimi është një gjë mjaft e rëndësishme për vendin tonë.