Të gjithë duan të takohen me Eliza Dushkun. Edhe unë
Nga Mustafa Nano
Ka një garë të ethshme për tu takuar me Eliza Dushkun. I pari në radhë ishte Lulzim Basha, i cili i kërkoi që të bënte ambasadoren e Shqipërisë nëpër botë. Kjo pranoi. Nuk e ka të qartë se çdo të thotë të jesh ambasadore e Shqipërisë nëpër botë (as unë se kam të qartë), por pranoi. Dhe duke dalë nga takimi, citohet të ketë thënë se Lulzim Basha është një politikan i ndershëm. Pastaj ishte hera e Presidentit, i cili, siç ishte programuar, dekretoi në prani të kamerave dhënien e shtetësisë shqiptare për aktoren e Hollywood-it me origjinë shqiptare.
Njerëzit do kenë pyetur: Si ka mundësi që Berisha e la këtë rast ti ikë nga dora? Ky që se ka për gjë të rrijë dy orë dhe me një rob, që ka meritën të jetë vëlla egzotik i Obama-s, nuk gjen kohë të takojë Elizën tonë të madhe? Në fakt, është pyetje e pavend dhe e pamend. Kush e bën këtë pyetje, do duhej ta dinte se Berisha nuk mund të rrinte pa e takuar aktoren, që është shndërruar krejt papritur, e një dreq e di se pse, në kukllën e regjimit të Tiranës. Berisha do të takohej se sbën me të. Ja, u takua sot. Dhe i dha pasaportën biometrike.
E kanë takuar dhe plot të tjerë. Nëse Eliza Jonë do të rrijë edhe ca kohë në Tiranë, po ofrohem dhe unë për një takim me të. Nuk i ofroj vizibilitet, Nuk kam ndonjë shtetësi , apo pasaportë, për ti dhënë. Thjesht kam dëshirë ta njoh. Përveç kësaj, më pëlqen si aktore, e kam dëshirë tia them që më pëlqen si aktore. Më duket dhe sexy. Ndoshta dhe këtë mund tia them. Ndoshta ndodh ndonjëliaison. Kushedi? Por do ti them në fund një gjë shumë të rëndësishme: Eliza, na mbive në sy si logo e bukur e një regjimi, dhe kjo nuk të ka hije.
Kush bën axhendën e takimeve të Elizës, le ta ketë parasysh dhe këtë kërkesen time.
http://respublica.al/artikuj/2011/8/16/te-gjithe-duan-te-takohen-me-eliza-dushkun-edhe-une
