Tropojë, identifikohet viktima në makinën e djegur
TIRANE-Policia bën të ditur sot se ka identifikuar viktimën e gjetur pasditen e djeshme në Perollaj të Hasit brenda një makine të djegur.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 39-vjeçari Gëzim Koka nga fshati Letaj i Hasit. Mësohet se Koka ishte emigrant në Britaninë e Madhe dhe këto kohë ndodhej në vendlindje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Golaj-Tropojë ku 39-vjeçari u gjet nga policia i djegur në makinën e tij.
Sipas policisë 39-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Tropojës në momenti kur makina është përplasur me një shkëmb dhe ka marrë flakë. Mësohet se 39-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot nga makina dhe për pasojë ai është djegur.
Dje policia njoftoi se kalimtarë të rastit kanë parë një automjet 20 metra në greminë në aksin që lidh Tropojën me fshatin Golaj në afërsi të fshatit Perollaj, të rrethit të Hasit, rreth 15 kilometra larg qytetit të Krumës. Efektivët pasi shkuan në vendgjarje, vërejtën se brenda automjtetit tip benz me targa angleze në vendin e drejtuesit ndodhej një trup njeriu i djegur. Shkalla e djegies është tepër e lartë prandaj u vështirësua tepër identifikimi i trupit.
(d.b/BalkanWeb)