Tiranë, policia: Arrestohet autori i dyshuar për tentativë vrasjeje
TIRANË-Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit bëri të mundur dje identifikimin dhe ndalimin e shtetasit Griseldo Kusi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, më datë 4 gusht 2011, ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të menjëhershëm, pasi dyshohet si autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Maksut Hysa, 54 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Babë Rexha”, ngjarje e ndodhur në fshatin Mnik Tiranë.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë, po dje shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5 ndaluan shtetasin në kërkim Egzon Meshi, 18 vjeç, lindur në Has dhe banues në Laknas Tiranë, sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me datë 13 maj 2011, ka nxjerrë urdhërin për ekzekutim vendimin penal nr.1282, dt. 11.10.2010, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit me vendimin nr.513, dt.20.04.2011, e cila e ka denuar me 6 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes më shumë se një herë në bashkëpunim".
Gjithashtu mbrëmë, nga Komisariati i Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Skerdi Hoxha, 19 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, sepse rreth orës 21.30, duke punuar në një qëndër interneti në plazhin e Golemit, i ka vjedhur 600 euro dhe 10.000 lekë një shtetaseje me shtetësi gjermane.
(d.b/BalkanWeb)