E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës hap qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, ka organizuar sot një ekspozitë me punime të fëmijëve në nevojë, me temë: Unë kam të drejtën time.

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku u shpreh se Bashkia po pregatit një paketë sociale për këta fëmijë për të drejtat bazë të tyre.
“Bashkia e Tiranës është duke identifikuar dhe përgatitur një paketë sociale e cila do të ketë rëndësi shumë të madhe për të gjithë politikat sociale të përgatitura në nivel qendror dhe si do i zbatojmë ne këto, në nivel lokal. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një nga fushat kryesore ku ne do të përqëndrohemi dhe do të punojmë”,- tha Tabaku në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre pranë Qendrës “Ten” në Tiranë.

“Për këtë arsye, ne sot hapëm një qendër në Njësinë Bashkiake nr.4, qendër e cila do u shërbejë përditë këtyre fëmijëve. Ekzistojnë edhe qendra të tjera që punojnë me fëmijët. Ne do të përpiqemi që në të gjithë minibashkitë të kemi qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aktivitete të tilla nuk duhet të organizohen vetëm në ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të tyre por janë të shtrira gjatë gjithë vitit dhe janë pjesë integrale e punës së Bashkisë së Tiranës”,-nënvizoi Tabaku.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›