E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, e zë korenti, vdes elektricisti kroat

FIER- Një elektricist i një firme kroate në qytetin e Fierit ka humbur jetën në punë.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi kroat Demir Cekulic, 30 vjecar.

Mësohet se 30-vjecari po punonte në nëstacion, teksa mbeti i vdekur në vend si pasojë e korentit.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që po verifikon kushtet e punës e frimës kroate nëse ajo mbronet punonjësit në punë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›