E Diel, 1 Nëntor 2026

Video përgjimi, Prifti: Nuk kam ndërhyrë në orën regjistruese

TIRANË- Vijon në Gjykatën e Lartë procesi në ngarkim të ish- zevendës kryeministrit Ilir Meta.

Procesi vijon sot me dëshminë e katër dëshmitarëve, ku i parë në liste është ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Procesi nisi rreth orës 10:20, ndërsa është ende në zhvillim. Deputeti Prifti i është përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve të cështjes si edhe të avokatëve të kreut të LSI-së, lidhur me dy akuzat kryesore për koncensionin e ‘Gostinës’ dhe ankandin e naftës bruto të ‘Albpetrol’.

Në përgjigjet e tij Prifti deklaroi se marrëdhënia me ish ministrin Meta nga shkurti 2010 deri në largimin e tij nga, ministria e Ekonomisë ka qenë marrëdhënie kërkesash, sipas tij të paligjshme. “Doja një provë për marrëdhëniet dhe kërkesat e paligjshme të Metes”, - mësohet të ketë thënë Prifti përpara togave të zeza në Gjykatën e Lartë.

I pyetur se me cfarë u regjistrua biseda në zyerën e tij, Prifti deklaroi se ajo është realizuar me kamer të fshehur brenda një ore dixhitale në tavolinë, ndërsa ka deklaruar me përgjegjësi të plotë se filmi është bërë me atë orë. Prifti sqaroi më tej se filmimi i cili pretendohet të jetë fshirë, mund të ketë ndodhur pasi ora ka një kapacitet të vogël regjistrues dhe në të ka patur edhe filmime të tjera. Gjithashtu Prifti shtoi se nuk ka ndërhyrë në video për të përmirësuar zërin apo figurën, një ndërhyrje të tillë ai e ka bërë përmes një flash-i, në një kopje të filmimit, ndërsa në Prokurori është dorëzuar video origjinale.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›