Topi pret kreun e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi
TIRANË- Presidenti Topi priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Gjatë takimit kreu i shtetit shqiptar nënvizoi rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ndërsa vlerësoiiniciativat e ndërmarra nga drejtuesit e Kosovës “për një sistem të qëndrueshëm politik dhe ekonomik, ku klasa politike dhe udhëheqësit e saj kanë dëshmuar e po tregojnë maturi të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, me të cilat janë përballur deri më tani”.
Duke u ndalur në bisedimet Kosovë-Serbi, dy zyrtarët shprehën dëshirën dhe inkurajimin për realizimin konkret të këtyre negociatave, në mënyrë që faktori shqiptar të vijojë të japë shembullin më pozitiv për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Nga ana e tij kreu i Kuvendit të Kosovës vlerësoi rolin moderator e konstruktiv të kreut të shtetit shqiptar jo vetëm në vend, por dhe për përpjekjet e vazhdueshme institucionale e diplomatike në drejtim të përfshirjes së Kosovës në forumet e tryezat e përbashkëta rajonale dhe njohjes së mëtejshme të saj në arenën ndërkombëtare.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)