Bashkia e Tiranës, kallëzim penal në Prokurori për këshilltarët e majtë
TIRANË- Bashkia Tiranë depoziton në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës me akuzën: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose në shërbim publik”, bazuar në nenet 150 dhe 235 të Kodit Penal.
“Më datë 03.05.2013, një grup personash në bashkëpunim kanë hyrë me forcë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake që ishin duke kryer detyrën e tyre funksionale, sipas nenit 8 të ligjit nr. 8224, datë 15.05.1997 për “Organizimin dhe Funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar). Këta persona, në bashkëpunim kanë shkatërruar derën kryesore të Bashkisë së Tiranës, duke mundësuar hyrjen me forcë në ambientet e institucionit. Në këto kushte, Bashkia Tiranë, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, i është drejtuar institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për të hetuar në lidhje me këtë rast, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e saj ligjore e kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Këshilltarët e majtë: Selia e Këshillit Bashkiak mbahet 'peng' nga Basha
Këshilltarët e majtë në një deklaratë për media para Bashkisë së Tiranës akuzuan kryebashkiakun Lulzim Basha se po mban ‘peng’ selinë e Këshillin Bashkiak.
Këshilltarët e LSI dhe PS-së, vlerësuan se nuk është dhunë të ftosh mediat të jenë prezentë në mbledhje teksa paralajmëruan se së shpejti kryetari i zgjedhur me votat e tyre Aldrin Dalipi, do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“Salla është hapësirë publike dhe jo pronësi e Bashkisë dhe Lulit dhe të hapë dyert e Bashkisë për të vazhduar punën normalisht. Mbledhja e datës 3 maj ishte e ligjshme dhe për të u ndoq gjithë procedura. Votuan 31 këshilltarë për shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit. Në datë 3 maj ishte dita ndërkombëtare e mediave. Nuk quhet dhunë të ftosh mediat dhe të bësh transparente atë votim. Këshilli Bashkiak do mblidhet, sepse aty janë interesat e gjithë qytetarëve të Tiranës. Problemi është më i gjerë. Është problem i halleve që kanë njerëzit. Sa më shpejt të mblidhet këshilli, aq më mirë është. Janë gjithë ata njerëz që presin të marrin rrogat apo të marrin kreditë dhe për këtë duhet një vendim nga këshilli i bashkisë”, janë shprehur këshilltarët e majtë.
Pas tensioneve të krijuara më 3 Maj në Këshillin Bashkiak, këshilltarët PS-LSI kanë mundur të shkarkojnë kryetarin e këtij këshilli Njazi Kosovrasti dhe të emërojnë në vend të tij Aldrin Dalipin. Anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak e kanë shkarkuar këtë të fundit me 31 vota pro. Në procesin e votimit nuk kanë marrë pjesë 24 këshilltarët e djathtë. Menjëherë pas shkarkimit nisi votimi për emërimin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Të 31 anëtarët e majtë i kanë dhënë votëbesimin Aldrin Dalipit.
(e.m/BalkanWeb)