PS: Presidenca dhe Kuvendi në shërbim të partisë familjare të Berishës
TIRANË- Partia Socialiste në sajë të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, akuzoi kryeministrin se ka shkatërruar institucionet shtetërore duke i kthyer në shërbim të pushtetit personal. Në një deklaratë për mediat, Milena Harito anëtarja e grupit të punës për programin e PS, akuzoi 2 pushtet kryesore në vend, Kuvendin dhe Presidencën se janë në shërbim të mazhorancës në pushet.
"48 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të largojnë kryeministrin e 100 dështimeve, Sali Berishën. Sali Berisha dhunoi institucionet publike duke dhunuar në thelb demokracinë. Gjuha e dialogut, gjuha e ekuilibrave institucionalë është një gjuhë që as ai as skuadra e tij nuk e njohin. Shqipëria nën pushtetin e Sali Berishës, është Shqipëria e ç’demokratizimit, e instalimit të një modeli politik që në thelb ka dhunimin e vullnetit popullor, shpërdorimin e parave publike, promovimin e militantit dhe rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë. Nën regjimin e tij 8 vjeçar rrënoi dhe ato institucione demokratike që ishin ndërtuar duke shkatërruar ekuilibrat institucionale të vendosur. Pas 8 vitesh rrënimi të vendit, shqiptarët janë dëshmitarë të një force politike e cila ka tradhtuar vullnetin e mbështetësve të saj duke u shndërruar në një parti familjare që ka privatizuar shtetin. Kuvendi është tashmë një organ ratifikues i vendimeve autokratike të qeverisë dhe asfiksues ndaj opozitës, një organ që legjitimon rrënimin e institucioneve kushtetuese, shkatërron dialogun dhe konsensusin politik. Presidenti i Republikës është në të vërtetë presidenti i partisë familjare. Si i tillë u zgjodh dhe si ti tillë po vepron. Sot shqiptarët janë dëshmitarë të faktit që kjo presidencë e politizuar ka në duar frerët e sistemit të drejtësisë dhe udhëheq organin më të lartë të këtij sistemi, KLD-në, sipas linjave politike të partisë familjare. SHISH-i është tashmë në kontroll të drejtpërdrejt të mazhorancës, sepse po ky president i ka vënë në krye një shërbëtor të Sali Berishës.", tha Harito.
Sipas Haritos "tentativa e Sali Berishës për të rrënuar KQZ-në, tentativë që ka alarmuar të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, është gjesti më i fundit i një kryeministri pre e panikut dhe e vetmisë. Shteti dhe administrata publike është shndërruar në një makineri elektorale në shërbim të partisë familjare dhe të mbajtjes të pushtetit me çdo kusht".
Pas 23 qershorit, sipas Haritos PS do të ndërtojë institucione demokratike duke vendosur një kufi të qartë midis shtetit dhe pushtetit.
"Partia Socialiste angazhohet të ndërtojë institucione të vërteta demokratike, të bazuara në një kulturë demokratike. Ne do ta kthejmë Kuvendin, nga një institucion ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendimmarrës për Shqipërinë, si ushtrues i sovranitetit të popullit. Ne do të fuqizojmë institucionet kushtetuese duke vendosur një kufi të qartë e të pakapërcyeshëm mes shtetit dhe pushtetit", përfundoi Harito.
(e.m/BalkanWeb)