E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes konstaton 67 ndertime pa leje ne kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kontrolli në kryeqytet për konstatimin e e ndërtimeve pa leje.

Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha në një konferencë për shtyp deklaroi se nga kontrollet e ushtruara në 72 orë, janë konstatuar 67 ndërtime të pa leje. Bisha tha se aksioni po vazhdon për evidentim të më tejshëm të këtyre ndërtimeve.

Në emër të Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni duke denoncuar ndërtimet pa leje, duke telefonuar në një numër të vënë në dispozicion të tyre i cili është 241-94-65.

“Të gjitha këto ndërtime janë pezulluar dhe qytetarëve i u është dorëzuar akt-kontrolli. Më pas do të ndiqen hapat e mëtejshëm për ndërtimet pa leje”, ka deklaruar Bisha.

Bashkia e Tiranës e drejtuar tashmë nga Lulzim Basha është e vendosur të zbatohet ligji në Tiranë për të gjithë ndërtimet pa leje.

“Bashkia e Tiranës ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga ndërtimet pa leje. Asnjë nderti pa leje nuk do të tolerohet”, tha Bisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›