E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 10 tragete ne dite

Në pikën kufitare të doganës së Durrësit, dita e dytë e muajit gusht ka rritur ndjeshëm numrin e emigranteve që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore

Çdo ditë në portin e Durrësit ankorohen të paktën 10 tragete, prej të cilave zbarkojnë mbi 8 mijë shtetas si dhe 3 mijë automjete.
Autoritet e kapitanerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të portit kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve, me qëllim përpunimin e tyre brenda një harku kohor të shkurtër.

Fluksi pritet të vazhdojë deri me datën 13 gusht, kur përfundojnë edhe udhëtimet e prenotuara. Në port funksionojnë 40 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë, të cilët punojnë për eliminimin e radhëve të gjata në këtë pik zbarkimesh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në hyrje të paktën 12 mijë shtetas , ndërsa janë përpunuar të dhënat për 5800 automjete.
Mes emigrantëve shqiptar që vijnë për të kaluar pushimet, ka kryesisht kosovarë e maqedonas të cilët kalojnë tranzit nga pika kufitare e doganës së Durrësit për në vendin e tyre.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›