E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës lejet përdorimit për 100 mijë metër2

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Florian Pustina, bëri të ditur se nga ky proces do të përfitojnë mbi 2000 qytetarë, duke shtuar se po i hapet rruga hipotekimit të 543 apartamenteve Ai bëri të ditur se gjithsej 1800 apartamente pajisen me hipotekë, duke bërë përfitues mbi 7000 qytetarë të Tiranës.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat edhe për 20 subjekte dhe është në pritje të plotësimit të dokumenteve nga ndërtuesit. Procesi i hipotekimit të apartamenteve ishte një premtim i kryebashkiakut Lulzim Basha, sipas të cilit, të gjithë banorët do të pajisen me hipotekat e munguara brenda një kohe të shkurtër./Start/

                                                                                             2012-06-26 15:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›