E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Arrest shtëpie për Manjola Priftin

Policia e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot masën, arrest shtëpie, për ish-bashkëshorten e Mirit të Xhikes, Manjola Priftin.

Policia e Tiranës arrestoi para dy ditësh për llogari të drejtësisë italiane, ish-bashkëshorten e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe me nofkën, Miri i Xhikes, i cili u ekzekutua më 29 mars të vitit 2003.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Manjola Prifti është dënuar nga drejtësia italiane me 11 vjet burg, për pastrim parash.

Arrestimi i Manjola Priftit nuk ka lidhje me vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes.

Ajo u arrestua në një lokal në Vaqarr, i cili ishte në pronësi të saj.

Prej kohësh Manjola Prifti jeton me djalin e saj Endin lindur nga bashkëjetesa me Fatmir Ramën.

36-vjeçarja Prifti është e dënuar me 11 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim parash”, vendim ky i marrë nga Gjykata e Romës në vitin 2003.

Burime nga policia thonë se pas arrestimit ajo do ti dorëzohet drejtësisë italiane. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›