Bashkia e Tiranës, mbështetje moshës së tretë

Në këtë takim, Panariti shprehu angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe kreut të saj, Lulzim Basha për jetësimin e programit të tij për një asistentë më të mirë ndaj të moshuarve në kryeqytet.
Nënkryetari Panariti u shpreh se krahas hapjes të sa më shumë qendrave ditore për shërbim ndaj të moshuarve, Bashkia do të synojë të asistojë të moshuarit edhe në banesat e tyre. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatave vlerësuan programin për moshën e tretë që ka kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha si për transport falas, rritjen e qendrave të shërbimit ndaj tyre, asistencës etj.
“Përveç disa projekteve që tashmë janë operativë që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve psikosociale, kulturore etj për zbutjen e problemeve me anë të qendrave ditore, ku përgjithësisht madhësia e një qendre është që ofron këtë shërbim deri në 50 të moshuar, ne synojmë të aktivizojmë edhe asistencën në shtëpi, një shërbim social të përkujdesjes shëndetësore ndaj moshës se tretë. Jo vetëm qendrave ekzistuese apo atyre që do të ndërtojmë do të plotësojmë nevojat sepse ne në një përllogaritje që kemi bërë, ne llogarisim që janë 25 mijë të moshuar janë në një nevojë emergjente për ofrimin e shërbimeve mjekësore, psikosociale, kulturore për zbutjen e problemeve të tyre të krijuara nga ato faktorë që përmenda. Në këtë takim me ju do të dëshiroja të dëgjoja çdo sugjerim apo propozimet tuaja”, tha ai. /Start/
2012-04-07 17:02