E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i zgjedhjeve, Katër aleatë kundër Ramës: Na tradhtoi

Rama në një mbledhje me aleatet

Gjinushi, Milo, Ndoka e Koçi: Po përsërit gabimet e 2009, Kreu i PS: Reagim në tym, sistemin se kemi ne në dorë.

Aleatët kryesorë të Partisë Socialiste kanë lëshuar dje një apel  të fortë ndaj liderit të opozitës, Edi Rama, për të pranuar kërkesën e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Në të kundërt, ata paralajmërojnë divorcin nga koalicioni. Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, Nard Ndoka i PDK-së dhe Petro Koçi i PSV91, kanë fajësuar dje kryesocialistin Rama se ka tradhtuar marrëveshjen me aleatët duke ripërsëritur skenarin e vitit 2009. Të vegjlit në opozitë kërcënojnë liderin e Partisë Socialiste se në zgjedhjet e 2013-s, nëse sistemi nuk ndryshon, atëherë ata do të garojnë në një pol të ri. Për Skënder Gjinushin reagimi i partive të vogla është një kambanë për Partinë Socialiste që, sipas tij, po shkon drejt humbjes së radhës nëse nuk forcon aleancat. Këto taktika të gabuara, ky mentalitet i gabuar, këto lëvizje të njëllojta apo pazare si të vitit 2009, dëmtojnë fitoren e përbashkët. Kështu që ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo thjesht për mbijetesën e partive tona, por për të evituar një humbje për shkak të gabimeve të megalomanisë apo të miopisë së lidershipit të Partisë Socialiste, deklaroi Gjinushi. Më i ashpër në reagim ishte dhe Paskal Milo, i cili i cilësoi si çmenduri propozimet e bëra nga disa eksponentë të së majtës, të cilët propozojnë që aleatët të përfshihen në listën për deputetë të Partisë Socialiste. Për Milon, partitë e vogla të opozitës kërkojnë që votat e elektoratit të shndërrohen në mandate, dhe jo të konsideron si lëmoshë. Ne kërkojmë që atë mbështetje që na ka dhënë dhe na jep elektorati ynë të legjitimohet në mandate, dhe këto mandate nuk i kërkojmë as si lëmoshë, nuk kërkojmë as të përfshihemi në listat zgjedhore të Partisë Socialiste, siç mund të deklarojë ndonjë i luajtur mendsh brenda radhëve të Partisë Socialiste, deklaroi Milo. Ndërkohë, për demokristianin Nard Ndoka, përfaqësimi i partive të vogla mund të bëhet dhe larg Partisë Socialiste, që sipas tij, e ka shkelur marrëveshjen me aleatët. Ndoka nuk përjashton një rikthim të mundshëm në krahët e maxhorancës.
Reagimi i Ramës
Kreu i Partisë Socialiste ka reaguar dje lidhur me deklaratat kërcënuese të aleatëve të opozitës. Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve ndaj Partisë Socialiste! PS-ja mbron të njëjtën bindje me ta, por ska në dorë ta përmirësojë pa konsensus sistemin, deklaroi Rama në Twiter. Kryetari i PS-së është takuar gjatë kësaj jave në zyrën e tij me aleatët, duke zhvilluar takime kokë më kokë. Rama ka sqaruar pozicionin e PS-së, se ndryshimi i sistemit nuk varet plotësisht nga PS-ja. Ndërsa Partia Demokratike dhe ndërkombëtarët nuk pranojnë korrektimin e sistemit.

Skënder Gjinushi
Kryetar i PSD-së, Skendër Gjinushi, deklaroi dje se dështimi i radhës i opozitës është i mundur nëse nuk dëgjohet zëri i partive aleate nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Gjinushi theksoi se lideri i PS-së po bën gabimet e vitit 2009, çka do ti sjellë së majtës mbetjen në opozitë. E majta ndodhet në opozitë jo për faj të mungesës së votave, por për gabimet e lidershipit të PS-së dhe veçanërisht në mentalitetin që ka për aleatët. Dua të lëshoj paralajmërimin që po të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë përsëri do të kemi rezultate si të 2009-s apo të 2005-s. Kështu që ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo thjesht për mbijetesën e partive tona, por për të evituar një humbje për shkak të gabimeve të megalomanisë apo të miopisë së lidershipit të PS-së, tha Gjinushi.

Paskal Milo
Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale, deklaroi dje se nuk do të pranohet dalja në zgjedhje me një listë të përbashkët kandidatësh me PS-në. Për Milon, qëndrimi i Edi Ramës vjen si rrjedhojë e sondazheve të kryera nga kjo forcë politike dhe bindjen se mund ti fitojë zgjedhjet e vetme. Ne shprehim keqardhje që PS-ja, aleatja jonë, po bën të njëjtat gabime. Nëse PS deri tani na ka konsideruar aleat dhe këndej e tutje nuk do të na konsiderojë si të tillë, atëherë kjo do të jetë përgjegjësi e saj. Është vetë PS që dëshiron të shkëputet nga ne për vetë faktin se ka bërë disa llogari dhe disa sondazhe që i fiton zgjedhjet edhe vetëm. Nuk i kërkojmë as të përfshihemi në listat zgjedhore të Partisë Socialiste, siç mund të deklarojë ndonjë i luajtur mendsh brenda radhëve të PS, deklaroi Milo.

Nard Ndoka
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh dje i zhgënjyer nga qëndrimi i kryetarit të opozitës, i cili, sipas tij, nuk mbajti premtimin për korrektimin e sistemit zgjedhor. Ndoka deklaroi se mundësi e hapur është dhe ribashkimi me Partinë Demokratike. Do të shohim mundësitë tona për tu përfaqësuar politikisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke synuar, në fund të fundit, pasi ka dhe ekzistojnë hapësira të ndryshme politike që nëpërmjet koalicioneve, qofshin këto dhe jashtë Partisë Socialiste, partitë tona të përfaqësohen. Partia Socialiste po hap një hendek të madh me aleatët e vet. PS-ja e prishi marrëveshjen me aleatët. PDK-ja nuk e ka përjashtuar asnjëherë bashkëpunimin me çdo parti politike, përfshirë dhe Partinë Demokratike, tha Ndoka.

Petro Koçi
Kodi i ri Zgjedhor që po përgatitet nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste në Parlament, sipas Petro Koçit, kryetari i PSV91, po përgatitet me frymën e përjashtimit. Koçi deklaroi se partitë e vogla të opozitës nuk do të qëndrojnë pa bërë asgjë, por do të luftojnë kundër sistemit elektoral përjashtues. Kryetari i PSV91 theksoi se interesi i Partisë Socialiste është shtimi i aleancave, dhe jo tradhtia ndaj aleatëve. Kodi Zgjedhor, për të cilin mban përgjegjësi edhe Partia Socialiste, përmban një frymë përjashtuese dhe një frymë të krijimit të monopoleve, krizësjellës dhe pazarxhinjsh në Parlament. Është e nevojshme që taktika elektorale e së majtës ti shtojë dhe jo ti pakësojë aleatët. Ne jemi të vendosur të luftojmë kundër këtij sistemi përjashtues, theksoi Koçi.

Dule: Nuk kemi marrëveshje me PS
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të shohë mundësinë e bashkëpunimit me parti të polit të qendrës nëse sistemi zgjedho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›