E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuesea

 Këshilli Kombëtar i Personave me aftësi të kufizuar do t’i drejtohet Gjykatës Supreme në vend, për të kundërshtuar dy ligjet që shfuqizojnë statuset e veçanta për këtë kategori.

Këto kategori protestuan edhe më parë për ligjin teksa pritej të miratohej në Parlament, ndërsa zhvilluan edhe një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, për këtë çështje, duke i kërkuar atij që të mos e dekretonte ligjin. “Çështjen e ndryshimeve në ligj do ta paraqesim urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese, duke u kërkuar pezullimin e zbatimit të tij”, deklaroi Sinan Tafaj, presidenti i Shoqatës së të Verbërve.

Me ligjin e ri, ata përjashtohen edhe nga asistenca sociale, pasi qeveria ka vendosur që në pagesën e tyre të jetë vetëm paga mujore e invaliditetit. Gjithashtu, kjo kategori paralajmëron se do të zhvillojë edhe protesta për këtë qëllim. /Start/

                                                                                             2012-04-08 09:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›