E Shtunë, 31 Tetor 2026

Famullitari Marku: Kisha Ortodokse të çlirohet nga grekët

“Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke. Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar”, ka deklaruar Marku, teksa pritet që të dielën të kremtohet festa e Pashkës.

Madje, ai pati urime dhe për Kosovën, duke u lutur që të ketë më shumë njohje për të si dhe për shqiptarët e Çamërisë që të kthehen në trojet e tyre. “Këto Pashkë do jenë ngjallja e Shpëtimtarit, ngjallja e plotë e ndjenjave kombëtare dhe e traditave e vlerave më të mira që mbart kombi shqiptar dhe gjuha shqipe”, tha Marku. /Start/

                                                                                             2012-04-07 17:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›