Ksera: Strehim familjeve rome

“Në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane, Qeveria Shqiptare ndërmori tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për të njohur dhe garantuar të drejtat e komunitetit rom”, deklaroi Ministri i Punës.
Më tej Ksera u ndal në masat konkrete që po merren, duke filluar që nga përmirësim i legjislacionit, deri tek masat konkrete që garantojnë ngritjen e infrastrukturës, rritjen e aksesit në shërbime dhe në arsimin si dhe aplikimi i politikave që nxisin integrimin në tregun e punës së anëtarëve të komunitetit rom.
Ministri u ndal tek problematika e fëmijëve rom të rrugës, ku siguroi se në tashmë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë janë identifikuar fëmijët rom që lypin dhe janë marrë masat për vlerësimin e situatës së tyre social-ekonomike dhe për mbështetjen e familjeve nga programet e mbrojtjes sociale.
“Familjet e komunitetit Rom, janë kategori që përfshihen në grupin e familjeve që përfitojnë nga programi i NE dhe pagesës për aftësinë e kufizuar. Gjatë vitit 2011, janë trajtuar rreth 1320 familje me ndihme gjithashtu kane përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar 660 persona te komuniteti Rom. Gjithashtu rreth 445 Rom janë përfitues të shërbimeve të përkujdesit në qendrat publike dhe 217 persona kanë përfituar kurse të formimit profesional falas”, vijoi.
Duke iu përgjigjur interesit të medias rreth situatës së strehimit të tetë familjeve rome, ministri informoi se tashmë qendra është gati dhe ftoi familjet rome që të shkojnë dhe të strehon në të. Gjithashtu, ai përshëndeti vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për strehimin e 409 familjeve në nevojë, përfshi fëmijë romë dhe ftoi që shembullin e Tiranës ta ndjekin edhe njësitë e tjera vendore. /Start/
2012-04-07 17:49