E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës në protestë, Rama: “Qeveria larg pushtetit vendor”



Bashkia e Tiranës organizoi një protestë me administratën e saj, ku kërkoi ruajtjen e autonomisë vendore. Protesta e djeshme, nisi rreth orës 16:00 në qendër të kryeqytetit, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë fjalës së tij i bëri thirrje qeverisë të mos fusë duart në autonominë e pushtetit vendor. Njëkohësisht, Rama bëri përgjegjëse qeverinë për kolapsin financiar që ka kapur vendin dhe pengesën ndaj biznesit të vogël. Sipas Ramës qeveria ka hequr fondet për shërbimet, ndërsa ka kërkuar prej saj të anulojë vendimin për bizneset e vogla. “Na janë hequr fondet për shërbimet dhe nuk duam të na ndalojnë shërbimet”,- u shpreh Rama. Ai kërkoi që taksat për biznesin e vogël të aplikohen të ndara. Ndërkohë që ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit për shkurtime në administratën e Bashkisë, të cilat Rama i konsideroi të pakonceptueshme. Duke thënë se Bashkia i ka shndërruar pamjen Tiranës, Rama u shpreh se nesër Bashkia do të jetë sërish në protestë. Lidhur me vendimin ndaj bizneseve të vogla, për vendimin e Berishës, u shpreh se humbja që i shkakton ky vendim është i një vlere të barabartë 10 shkollave të reja ose mbi 23 çerdhe të reja. “Biznesmenët e vegjël që janë sot në shënjestër të Berishës janë edhe të majtë edhe të djathtë por mbi të gjitha janë qytetarë që po punojnë për të siguruar bukën dhe kërcënohen nga falimentimi për shkak të qeverisjes së gabuar të Berishës”, - deklaroi Kryetari i Bashkisë. Ai bëri të ditur se politikat e qeverisë po çojnë bizneset drejt falimentimit, Rama bëri të ditur se protesta para Bashkisë do të vazhdojë edhe pasditen e nesërme, kundër politikave që po ndjek qeveria, sipas tij në dëm të pushtetit. Rama tha se sot po protestohet për të drejtat kushtetuese për familjet e qytetarëve që mbahen me rrogën e kërcënuar, fare padrejtësisht nga Sali Berisha. Rama akuzoi qeverinë se ka ulur ndjeshëm investimet për Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha grandet që pretendon ajo se i ka dhënë kësaj bashkie, sipas Ramës janë vetëm gënjeshtra, ndërsa kërkoi që buxheti për njësitë vendore të ndahet në bazë të kritereve bashkëkohore. “Buxheti për njësitë vendore të ndahen në bazë të kritereve bashkëkohore. Ti jepet fund kësaj praktike, sepse edhe së fundit qeveria e Sali Berishës gënjen se ka katërfishuar grandet ndaj Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës ka fituar dy herë më pak se sa ka marrë vite më parë”, - theksoi Rama.

3 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›